Ballina Artikuj Sonte mund të jetë Nata e Kadrit

Sonte mund të jetë Nata e Kadrit

Hoxhë Husamedin Abazi

Transmetimet e ndryshme që flasin për natën e kadrit, pa dyshim që argumentojnë se edhe nata e 29 e ramazanit mund të jetë nata e kadrit. Por, është një hadithë i cili e forcon këtë mundësi edhe më shumë se tjerët. Ebu Hurejre r.a thotë se ka thënë Pejgamberi a.s:”Nata e kadrit është në natën e 27të apo të 29të të ramazanit, dhe se melekët në natën e kadrit janë në tokë më shumë se kokrrat e zallit”.
Duke e pasur parasysh këtë hadithë dhe të tjerë, ftoj vetën dhe gjithë juve të jemi në gatishmëri maksimale që edhe sonte ta ngjallim këtë natë ashtu siç meriton nata e kadrit dhe po ashtu të mos e harrojmë prezencën e melekëve në mesin tonë. Gjithashtu ftoj vetën dhe juve ta marrim mesazhin e ramazanit dhe të këtyre netëve të fundit, e që është: të jemi njerëz stabil dhe të vazhdueshëm në ibadet dhe vepra të mira, e të mos jemi njerëz të euforisë dhe momentit. Të pranuar, të falur e te fituar qofshi në këtë fund të ramazanit.

Exit mobile version