Ballina Sport Futboll Sonte nis beteja për “Rusia 2018”, pjesëmarrëse edhe Kosova

Sonte nis beteja për “Rusia 2018”, pjesëmarrëse edhe Kosova

Sot nisin zyrtarisht kualifikimet për Kampionatin Botërorë që organizohet në Rusi në vitin 2018.

Për herë të parë pjesë e kualifikimeve do të jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, që garon në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Finlandën, Ukrainën dhe Islandën.

Kosova kampanjën kualifikuese e nis nesër në Turku, ku përballet me Finlandën, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Sot faqja zyrtare e UEFA në Twitter, ka bërë prezantimin e të gjitha federatave që do të marrin pjesë në këtë kualifikime, e ku për herë të parë është edhe Kosova, shkruan Lajmi.net.

Në prezantimin që bën UEFA, shfaqet logoja e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Exit mobile version