Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Soros ia kalon perandorinë 25 miliardë dollarë të birit

Soros ia kalon perandorinë 25 miliardë dollarë të birit

Miliarderi majtist, George Soros ka vendosur t’ia kalojë perandorinë e tij në duart e djalit, Alex Soros.

Kështu raporton gazeta amerikane Wall Street Journal.

Sipas saj, perandoria prej 25 miliardë dollarësh do kalojë në menaxhimin e djalit 37-vjeçar të investitorit të njohur.

Më herët ishte menduar se kjo perandori nuk do i kalonte djalit të lindur nga martesa e dytë, por gjërat nisën të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Alex tha për gazetën se ai dhe babai mendojnë njësoj, por shtoi se ‘unë jam më politik’.

Soros i riu u zotua se do vazhdojë të mbështesë dhe financojë të majtën. Fondacionet e tij japin mbi 1.5 miliardë dollarë çdo vit për kauza të majta.

Alex Soros njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama. Të dy shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kurse opozita shqiptare e akuzon Sorosin se ka mbështetur një mega-operacion për dobësimin e opozitës dhe fuqizimin e pushtetit të Edi Ramës, kryesisht përmes kapjes së drejtësisë. /syri

Exit mobile version