Ballina Sport Euro2020 Sot fillon faza 1/16 e Euro 2020, këto janë ndeshjet që zhvillohen

Sot fillon faza 1/16 e Euro 2020, këto janë ndeshjet që zhvillohen

Kampionati Evropian ka hyrë në fazën e ndeshjeve me eliminim direkt.

Sot starton faza e ndeshjeve me eliminim direkt në Euro 2020, raporton lajmi.net.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, janë caktuar çiftet e ndeshjeve 1/16 të Kampionatit Evropian dhe spektali do të fillojë sot.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje, Uells – Danimarkë nga ora 18:00 dhe Itali – Austri nga ora 21:00.

Ndeshje më e baraspeshuar shihet ajo me Uellsit dhe Danimarkës duke marrë parasysh cilësinë e përafërt të dyja Kombëtareve.

Italia llogaritet favorit në letër ndaj Austrisë pasi po kalojnë në një formë fantastike, por edhe austriakët do të japin maksimumin të shkaktojnë befasi.

Priten ndeshje të ‘luftuara’ deri në sekondën e fundit të ndeshjes.

Exit mobile version