Ballina Lajmet Kosovë Sot fillon faza e pestë të dezinsektimit hapësinor

Sot fillon faza e pestë të dezinsektimit hapësinor

Sot fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës, gjatë së cilës do të përfshihen sipërfaqe prej 6200 hektarësh, përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30-23:30, nëpër lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:

23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane;

24.08.2018: Dardani, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;

25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qendresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;

27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe

28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;

Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

Komuna e Prishtinës u bën apel qytetarëve që gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura dhe t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për së paku një orë. Po ashtu, u bëhet thirrje shoqatave të bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Exit mobile version