Ballina Lajmet Kosovë Sot fillon ndarja e 5 milionë eurove për bizneset e Prishtinës

Sot fillon ndarja e 5 milionë eurove për bizneset e Prishtinës

Sot do të nis zbatimi i fondit 5-milionësh për bizneset.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga ky fond do të përfitojë çdo biznes, i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.

“Fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do të nisë zbatimin prej sot. Çdo biznes, i cili ka qarkullim deri në 50.000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia, do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti

Ahmeti ka publikuar dhe vegzën për aplikim për të plotësuar të dhënat.

Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/

Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.

“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që të mos humbet kohë në plotësimin etë dhënave. Taksat tuaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan Ahmeti.

Exit mobile version