Ballina Artikuj Sot, formaliteti ka tejkaluar çdo kufi!

Sot, formaliteti ka tejkaluar çdo kufi!

Prof. Ekrem Maqedonci

Siç duket e kemi dobësuar sinqeritetin në raport me adhurimet saqë nuk bejmë adhurim përveçse e reklamojmë.
– Lutemi për dikë në haxh a në umre, por nuk mjafton pa e shënuar emrin e tij në një copëz leter e postuar!
– Falim namaz në ndonjë xhami, por nuk mjafton pa e bërë një foto dhe postuar!
– Agjerojmë një ditë, bejmë iftar, por nuk mjafton pa e bërë një foto dhe postuar!
– Dhamë një sadaka, por nuk mjafton pa e bërë një foto dhe postouar!
Të dashurit e mi, veprimet e dijetarëve ishin krejt ndryshe. Tregohet se Imam Merginani krejt librin vuliminoz të tij “El-Hidajeh” e kishte shënuar duke qenë agjërueshëm, dhe bënte përpjekje që mos ta dinin të tjerët se ai agjëronte. Kur shërbëtori i tij ia servonte ushqimin në librarinë e tij, ai ata ushqim ua ofronte nxënësve të tij, e nuk tregonte se ishte agjërueshëm.
E sot, formaliteti ka tejkaluar çdo kufi!

Nga: Prof. Ekrem Maqedonci

Exit mobile version