Ballina Lajmet Kosovë Sot lirohen 95 persona nga konviktet, dolën negativë për koronavirus

Sot lirohen 95 persona nga konviktet, dolën negativë për koronavirus

95 persona do të lirohen sot nga karantina në konvikte pasi dolën negativë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur infektologu, Izet Sadiku, i cili tha se ky është grupi i tretë që po testohen.

“Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version