Ballina Sport Futboll Sot luhen edhe dy ndeshje në Bundesliga

Sot luhen edhe dy ndeshje në Bundesliga

Bundesliga gjermane sot do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera.

Në kohën kur futbolli vazhdon të jetë i suspenduar, Bundesliga është e vetmja nga top pesë ligat evropiane që ka gjetur formulën për rikthimin në fushat e blerta.

Sot do të luhen edhe dy ndeshje, në dy orare të ndryshme. Sigurisht, e gjithë vëmendja shkon te kampionët në fuqi, Bayern Munich, shkruan lajmi.net.

Para ndeshjes së Bayern, nga ora 15:30, Koln do të përballet me Mainz. Në letër, skuadra e Koln, e cila është nikoqire, shihet favorite për tri pikët.

Pastaj, me fillim nga ora 18:00, në kryeqytetin e Gjermanisë, Union Berlin pret gjigantët e Bayern Munich, për të kontestuar tri pikët.

Bavarezët kërkojnë tri pikët me doemos, pasi fitorja e djeshme e Dortmund lë diferencën në vetëm 1 pikë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e dy ndeshjeve që pritet të kenë vëmendje të madhe, pasur parasysh se janë të vetmet që luhen në top pesë ligat evropiane.

Exit mobile version