Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit, Hysni Durmishi, ka njoftuar se sot, më 13 dhjetor 2025, hyrja e Vushtrrisë nga drejtimi i Prishtinës do të jetë e mbyllur për shkak të asfaltimit të bypass-it.
Sipas tij, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri do të jetë i pakalueshëm nga ora 08:00 deri në 14:00.
Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të përdorin rrugët alternative brenda qytetit të Vushtrrisë.
“Të dashur qytetarë, nesër, më 13.12.2025, për shkak të asfaltimit të bypass-it të Vushtrrisë, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë) do të jetë i mbyllur nga 08:00 – 14:00”, ka njoftuar Durmishi në Facebook
