Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius, përcjell lajmi.net.
Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme dhe ulej temperaturash.
“Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales por nuk do të mbetet stabile dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie”, thuhet në njoftim.
