Ballina Lajmet Kosovë Sot përfundon pjesa e dytë e testit të maturës

Sot përfundon pjesa e dytë e testit të maturës

Sot do të përfundojë pjesa e dytë e testit të maturës. Nxënësit nga rajoni i Pejës dhe Mitrovicës janë të fundit që do t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

Këtij testi i janë nënshtruar mbi 28 mijë nxënës nga tërë Kosova, njofton Klan Kosova.

Komisoni Shtetëror i Maturës gjatë tërë kohës ka kontrolluar ecurinë e mbajtjes së këtyre provimeve,ata kanë marrë masa displinore për disa administratorë në disa rajone, ndërsa ka pasur edhe nxënës të përjashtuar si pasojë e shkeljes së rregullave.

Dje e kanë përfunduar pjesën e dytë të testit regjioni i Ferizajt dhe i Gjilanit.

Exit mobile version