Ballina Lajmet Kosovë Sot, përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Pas 27 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të shtunë fillon në përpjekjet e radhës për konstitumimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhje e 9 shkurtit.

Seanca pritet të filloj nga ora 11:00.

Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, po këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera.

Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.

Exit mobile version