Ballina Lajmet Kosovë Sot pritet të mbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave

Sot pritet të mbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i fletëvotimeve të dhëna nga personat me nevoja të veçanta, i cili pritet të përfundojë sot dhe më këtë përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga ky numërim partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 51.57%, ose 31963 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.55%, ose 18933 vota, e treta është Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 %, ose 5878 si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 3.23%, ose 2000 vota.

Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër”, tha ai.

Exit mobile version