Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spanja shmang katastrofën humanitare, hap portin për anijen me 629 klandestinë

Spanja shmang katastrofën humanitare, hap portin për anijen me 629 klandestinë

panja i jep zgjidhje bllokimit të anijes me mbi 600 emigrantë në ujërat e Mesdheut, pas refuzimit të Italisë dhe Maltës për ta ankoruar në portet e tyre.

Kryeministri i ri i Spanjës deklaroi se vendi i tij do të presë anijen, duke shmangur kështu një katastrofe humanitare.

Pedro Sánchez tha se do t’i jepte “port të sigurt” Aquarius dhe 629 personave në bordin e saj.

Agjencia e OKB-së për refugjatët dhe BE bënë thirrje më herët për të gjetur sa më parë një zgjidhje për këtë çështje.

Sánchez ka thënë se anija do të ankorohet në Valencia.

Exit mobile version