Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spanjë, automjeti shtyp të paktën 4 të rinj

Spanjë, automjeti shtyp të paktën 4 të rinj

Disa persona janë shtypur nga një automjet, në një fushë të hapur në Spanjë, sipas raportimeve më të fundit të medieve lokale.

Mendohet se drejtuesja humbi kontrollin e automjetit dhe u ngjit në trotuar, duke goditur disa studentë nga shkolla “Carolina Coronado” në qytezën Almendralejo, periferi e Madridit.

Të paktën 4 persona u goditën nga automjeti, njëri prej të cilëve është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje kritike.

Pamjet nga vendngjarja janë ndarë në mediet sociale e tregojnë atë që dyshohet të jetë automjeti i përfshirë në incident, një “Peugeot” i dëmtuar ndjeshëm, në anë të rrugës.

Zyrtarët konfirmuan se aksidenti ishte një “gabim” i shoferes. “Drejtuesja kaloi përtej krahut të majtë, hyri në një zonë parkimi dhe më pas u ngjit në trotuar. Në fund u ndal pas përplasjes me një pemë”, thotë autoritetet vendase.

Exit mobile version