Spanja ka miratuar një ligj të ri që u mundëson qindra emigrantëve pa dokumente të nisin procesin drejt qëndrimit të ligjshëm në vend. Autoritetet thonë se kjo masë synon të përballojë mungesën e fuqisë punëtore dhe të ndihmojë në forcimin e ekonomisë.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit, qindra persona janë parë në radhë pranë zyrave shtetërore për të aplikuar në kuadër të skemës së re të legalizimit. Programi pritet të lehtësojë integrimin e emigrantëve në tregun e punës, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesë të theksuar të punëtorëve.
Qeveria spanjolle ka theksuar se ligji synon jo vetëm rregullimin e statusit ligjor të emigrantëve, por edhe garantimin e kushteve më të sigurta të punës dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. /mesazhi
