Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 394 raste të reja të vdekjeve çka e ka rritur në 1.720 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me Covid-19, ku kanë tërhequr vëmendjen rritjet e mëdha në shifrat e vdekjeve dhe të rasteve në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë janë shënuar 394 raste të reja të vdekjeve çka e ka rritur në 1.720 numin e personave që e kanë humbur jetën, ndërsa me shtimin e 3.646 rasteve të reja numri i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 28.572.
Ndërkohë epidemia vazhdon të prekë më shumë administratat autonome si Madridin, Baskian dhe Katalonjën.
Në kryeqytetin Madrid janë shënuar mbi 200 raste të reja të vdekjeve duke e rritur në 1.021 numrin, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 10 mijë me shtimin e 2.000 rasteve të reja.
Më shumë se 40 hotele në qytet janë shdërruar në spitale me kapacitete prej 9.000 shtretër, ndërkohë që është informuar se edhe hotelet e tjera do të shdërrohen në spitale nëse do të jetë e nevojshme.
Ka krijuar shqetësim që virusi ka filluar të shfaqet edhe tek personeli shëndetësor që kujdeset për të sëmurët e infektuar me Covid-19. Teksa zyrtarët e administratës autonome të Madridit ankohen për mungesën e produkteve mjekësore për të mbrojtur personelin kundër virusit, thuhet se në situatën aktuale janë infektuar me koronavirus mbi 200 punonjës të shëndetësisë përfshirë edhe mjekë.
Administratat e tjera autonome me numrin më të madh të vdekjeve tek të sëmurët e diagnostikuar me koronavirus renditen si më poshtë: “Katalonja (191), Castilla-La Mancha (112), Baske (97), Castilla- Leon (74), Valencia (69) dhe Andalusia (47)”.
