Ballina Lajmet Kosovë Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme

Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme

PDK-ja do të dalë e para edhe nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, por ajo pritet të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale është njëra prej arsyeve se pse po kërkohet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo pasi që funksionalizimi i tërësishëm i kësaj Gjykate pritet ta godasë skenën politike, gjegjësisht disa figura të cilat janë pjesë përbërëse e partive politike në Kosovë.

Kështu së paku vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët konsiderojnë se po qe se shkohet në zgjedhje para aktakuzave të para, atëherë partitë në pushtet, veçanërisht PDK-ja, mund t’i fitojë sërish zgjedhjet, në të kundërtën, sipas tyre, mund të ngelet edhe në opozitë.

Nga ana tjetër, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë miratuar para dy dite rregullat e Procedurës dhe të Provave, dy muaj pas emërimit të gjyqtarëve të saj. Si rrjedhojë e kësaj njohësit e çështjeve juridiko-kushtetuese konsiderojnë se aktakuzat e para mund të ngrihen shumë shpejt. Sipas tyre, ndërrim të skenës politike do të ketë, por jo destabilizim të situatës.

Exit mobile version