Ballina Lajmet Kosovë Specialja ia refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi Nasim Haradinajt

Specialja ia refuzon kërkesën për lirim nga paraburgimi Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar kërkesën mbrojtjes së ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj për lirim nga paraburgimi.

Vendimi për refuzimin e kërkesës për lirim nga paraburgimi të Haradinajt është e nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Michele Picard, shkruan lajmi.net.Specialja ka përmendur daljet e Haradinajt në konferenca dhe komentet e tij lidhur me Gjykatën Speciale për arsye të mos-lirimit të tij.

Vlen të theksohet se Haradinaj e Gucati po mbahen në paraburgim pas arrestimit të tyre në Prishtinë lidhur me publikimin e disa dokumenteve konfidenciale të Speciales.

Exit mobile version