Ballina Lajmet Kosovë Specialja ngre aktakuzë kundër Gucatit e Haradinajt, e dërgon në gjykatë

Specialja ngre aktakuzë kundër Gucatit e Haradinajt, e dërgon në gjykatë

Prokuroria e Specializuar ka përpiluar aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti e Nasim Haradinajt.

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka përpiluar aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt, raporton lajmi.net.

Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo, është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.

Se bëhet fjalë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në këtë vendim, këtë e kanë konfirmuar për lajmi.net edhe nga Gjykata Speciale.

“Siç mund ta shihni në faqen tonë të internetit, një regjistrim i ri është bërë në Çështjen-BC-2020-07, do me thënë, çështja Gucati dhe Haradinaj”, thuhet në përgjigjen e Speciales dhënë për lajmi.net.

Gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë prej gjashtë muajsh që ta hedh poshtë apo ta vërtetojë aktakuzën.

Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

Exit mobile version