Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë ka takuar homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca.
Spiropali dhe Konjufca kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku u pritën në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.
Diplomatja shqiptare ka thënë se në Prekaz ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes.
Ajo ka theksuar se Kulla e Jasharajve nuk është një monument, por një dëshmi se liria ka pasur çmim dhe sipas saj, ai çmim është paguar me jetë.
