Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stabilizimi i marrëdhënieve dypalëshe në qendër të takimit Mitsotakis-Erdogan

Stabilizimi i marrëdhënieve dypalëshe në qendër të takimit Mitsotakis-Erdogan

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një takim gjatë samitit të NATO-s në Vilnius.

Kryeministri grek shprehu shpresën se ”ky është hapi i parë për rifillimin e marrëdhënieve greko-turke duke këmbëngulur se të dy vendet nuk duhet të jetojnë në një klimë tensioni”.

Burimet qeveritare kujtojnë se Erdogan në fillim të takimit sinjalizoi ekzistencën e një kabineti të ri në të dy vendet, ku Mitsotakis nënvizoi se ”ministrat e Jashtëm grek dhe turk kanë folur tashmë dhe kanë kontakte dhe bashkëpunim të mirë”.

Të njëjtat burime thanë se në fillim të takimit mes dy liderëve ka qenë edhe kreu i shërbimeve sekrete turke, Ibrahim Kalin, i cili ka uruar kryeministrin grek për rizgjedhjen. /atsh

Exit mobile version