Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stafi i aviokompanisë “Ryanair” grevë në 4 vende evropiane

Stafi i aviokompanisë “Ryanair” grevë në 4 vende evropiane

Punonjësit e aviokompanisë irlandeze me buxhet të ulët “Ryanair” kanë vendosur të hyjnë në grevë në katër vende evropiane, pasiqë nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sindikata ka njoftuar se vendimi për grevë është marrë për shkak të neglizhencës së kompanisë ndaj kërkesave të punonjësve dhe mosmarrjen e hapave konkretë për të mënjanuar dallimet e pagave në mes të grupeve.

Për shkak të grevës dyditore në Spanjë, Portugali, Belgjikë dhe Itali janë anuluar rreth 600 fluturime në Evropë. Prej tyre më së shumti janë anuluar në Spanjë, 400 sosh.

Kompania me seli në Irlandë, konsideron se pasojat e grevës vetëm fluturimet nga Spanja dhe në Spanjë do t’i ndiejnë të paktën 75 mijë udhëtarë.

Kompania ajrore u ofron pasagjerëve fluturime alternative ose kthim të parave.

“Ryanair”, e cila bashkëpunon me 86 aeroporte në 37 vende, vitin e kaluar ka transportuar 130 milionë pasagjerë.

Exit mobile version