Ballina Jeta Stafi i Turkish Airlines ia organizon festën e ditëlindjes pasagjeres me sindromin...

Stafi i Turkish Airlines ia organizon festën e ditëlindjes pasagjeres me sindromin Down

Stafi i kompanisë ajrore turke Turkish Airlines, gjatë fluturimit në relacion Cyrih-Stamboll ka organziuar festimin e ditëlindjes së 19-të të Tugce Tan, e cila ka sindromin Down, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjarja ndodhi më 13 gusht, kur nëna e vajzës gjatë fluturimit kërkoi ndihmë nga stafi në fluturimin Cyrih-Stamboll, duke i sqaruar stafit se vajza ka frikë nga fluturimi dhe prandaj është ulur në ulësen që nuk ishte e saj.

Stafi iu përgjigj kërkesës për ndihmë dhe kështu mësoi se atë ditë ishte ditëlindja e 19-të e vajzës me sindromin Down. Ata përgatitën një argëtim me surprizë dhe e gjithë kjo u përshëndet me duartrokitje edhe nga pasagjerët tjerë.

Busra Guzelses, një nga punonjëset e THY që mori pjesë në festën e ditëlindjes, kujtoi se pasi nëna e saj kërkoi ndihmë, ajo shkoi te vajza.

Qëllimi ishte, si çdo herë, të bënte gjithçka brenda mundësive për të ndihmuar pasagjerët.

“Ne lëvizëm nga vendi ku ishte ulur. Ne u përpoqëm që ta bëjmë të lumtur. Ne i dhamë lodra. Ajo ishte shumë e lumtur që nuk e ngritëm nga vendi ku ishte ulur”, shpjegoi Guzelses.

Ndërkohë, nga nëna e saj mësuan se ajo kishte ditëlindjën dhe menjëherë vendosën të bënin diçka. Prej ushqimeve që kishin në aeroplan, ata bënë një tortë ditëlindjeje dhe ia dërguan Tugces.

Guzelses tha se me të gjithë pasagjerët e tjerë kanë kënduar këngën e ditëlindjes. Siç tha ajo, të gjithë pasagjerët janë të veçantë, por disa pasagjerëve duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë. Kjo pra, tha Guzelses, ishte pikërisht ajo çfarë ka pritur familja e vajzës.

Bahadir Ozer gjithashtu kujtoi se ishin informuar se në aeroplan kishte një person me nevoja të veçanta. Ajo është e mendimit se kanë organizuar një festë të mirë ditëlindjeje për Tugcen.

Sindromi down ose trisomi 21 (T21) është çrregullimi më i zakonshëm kromozomal për shkak të pranisë së një kopje të tretë të kromozomit ose një pjese të tij në çiftin e 21-të të kromozomeve në materialin gjenetik të një njeriu

Mesatarisht një në 650 foshnje të posalindura të popullsisë botërore lind me sindromën Down.

Exit mobile version