Ballina Lajmet Stamboll, mijëra notarë përshkuan Bosforin nga Azia në Evropë

Stamboll, mijëra notarë përshkuan Bosforin nga Azia në Evropë

Gjithsej 2.419 notarë nga 55 shtete të ndryshme të botës morën pjesë në garën e 30-të ndërkontinentale Samsung e cila mbahet në ngushticën e Bosforit në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit e garës së vetme të cilën e organizon Komiteti Olimpik i Turqisë (TMOK) filluan garën nga lagjja Kanlıca në bregun aziatik të Bosforit, duke e përfunduar atë në bregun evropian, pranë parkut Cemil Topuzlu në Kuruçeşme.

Garuesit notuan në grupe, ndërsa sinjalin e parë për fillimin e saj e dha ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu.

Notarët mbanin në këmbët e tyre nga një çip, i cili në fakt përcaktoi kohën të cilën e ka kaluar secili notar, me çka dhe u bë renditja tabelare.

Garën më të mirë të këtij lloji në botë në konkurencën e meshkujve e fitoi Doğukan Ulaç nga Qiproja Turke, i cili kanalin e gjatë 6,5 kilometra e përshkoi për 46 minuta e 58 sekonda.

Vendi i dytë i takoi notarit nikoqir Erge Can, ndërsa i treti përfundoi amerikani Alexander Kostich.

Në konkurencën e femrave, më e mira ishte Hilal Zeynep Sarac nga Turqia me kohë prej 50,5 minutash. Vendi i dytë i takoi bashkëatdhetares së saj Buse Topçu, ndërsa vendi i tretë amerikanes Amy Dantzler.

Exit mobile version