Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stamboll, përfundon inspektimi i anijes së parë që mbërriti nga Ukraina

Stamboll, përfundon inspektimi i anijes së parë që mbërriti nga Ukraina

“Ekipi i Përbashkët i Inspektimit ka përfunduar aktivitetin e inspektimit në anijen ‘Razoni’. Anija me 27 mijë tonë misër do të kalojë nga ngushtica e Stambollit për të shkuar në Liban për një kohë të shkurtër”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes

Një delegacion nga Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll ka përfunduar inspektimin e anijes ‘Razoni’, anijes së parë me drithëra që ka mbërritur nga Ukraina që nga fillimi i luftës me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ekipi i Përbashkët i Inspektimit ka përfunduar aktivitetin e inspektimit në anijen ‘Razoni’. Anija me 27 mijë tonë misër do të kalojë nga ngushtica e Istanbul-it për të shkuar në Liban për një kohë të shkurtër”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes në rrjetet sociale.

Postimi gjithashtu përfshiu disa foto nga aktiviteti i inspektimit në anije. /aa

Exit mobile version