Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stamboll, toka përpin ndërtesën 4 katëshe (Foto)

Stamboll, toka përpin ndërtesën 4 katëshe (Foto)

Një ndërtesë katërkatëshe është shembur dy orë pas evakuimit si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ndërtesa ndodhej në lagjen Beyoğlu të Stambollit.

Kryetari i Bashkisë Beyoğlu, Ahmet Misbah Demircan, i cili tha se ndërtesa e rrëzuar është ndërtuar në vitin 1994 pa leje.

“Situata e të gjithë qytetarëve tanë të cilëve iu shemb shtëpia na përket neve. Ata janë mysafirët tanë… Është detyrë e jona të marrim përsipër përgjegjësinë mbi të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale”, tha Demircan para gazetarëve.

“Ajo që aktualisht është me rëndësi për ne është t’i marrim nën kontroll qytetarët që kanë mbetur në rrugë, fëmijët e tyre, t’i integrojmë dhe të mos lejojmë të përjetojnë probleme”, shtoi Demircan, citon Anadolu Agency (AA).

/Ora News.tv/

Exit mobile version