Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stambolli proteston në mbrojtje të Jerusalemit

Stambolli proteston në mbrojtje të Jerusalemit

Qytetarë dhe organizata të ndryshme civile sot po mblidhen në xhaminë Fatih në Stamboll të Turqisë, për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët të cilët u mblodhën në oborrin e xhamisë Fatih bënë tekbir dhe brohoritën slogane “Izraeli vrasës, SHBA bashkëpunëtore”, “Al-Kuds është dhe do të mbetet i yni”, “Selam Al-Kudsit, vazhdim rezistencës”.

Protestuesit të cilët mbajnë flamuj të Turqisë dhe të Palestinës, po ashtu mbajnë pankarta me mbishkrime “Al-Kuds është lavdia e muslimanëve”, “Al-Kuds është nder i muslimanëve”, “Al-Kuds është pavarësia dhe e ardhmja e muslimanëve”.

Pritet që pas namazit të xhumasë, protestuesit të mbajnë një marshim drejt Saraçhanes.

Ndërkaq sot edhe qytetarët e qyteteve Konya, Şanlıurfa, Mardin dhe të shumë qyteteve të tjera Turqisë po protestojnë kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Exit mobile version