Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stoltenberg falënderon presidentin Erdoğan për përpjekjet lidhur me zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë

Stoltenberg falënderon presidentin Erdoğan për përpjekjet lidhur me zgjidhjen e krizës Rusi-Ukrainë

NATO Secretary General Jens Stoltenberg gives a press briefing after a meeting with President of Mauritania Mohamed Ould El-Ghazouani at the Alliance headquarters in Brussels, Belgium, January 14, 2021. Olivier Hoslet/Pool via REUTERS

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen dhe iniciativat personale për të gjetur zgjidhje të krizës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan.

Ai theksoi se në bisedë kanë folur për grumbullimin ushtarak rus në kufirin me Ukrainën. “E falënderova për mbështetjen aktive dhe përpjekjet personale për të gjetur një zgjidhje politike”, shkroi Stoltenberg.

Duke thënë se mirëpret mbështetjen e fortë praktike të Turqisë për Ukrainën, Stoltenberg tha se NATO është e gatshme për dialog me Rusinë. /aa

Exit mobile version