Ballina Arritje Teknologji Studentët e një kolegji ndërtojnë një satelit të vërtetë i cili ka...

Studentët e një kolegji ndërtojnë një satelit të vërtetë i cili ka një procesor 20 dollarësh

Studentët nga Brown University filluan projektin në bashkëpunim me Institutin e Ndotjes Atmosferike dhe Këshillin Kombëtar Kërkimor në SHBA.

Kur njerëzve ju vjen në mendje një satelitor, me shumë mundësi kanë parasysh mjete të mëdha hapësinore që kushtojnë miliona dollarë. Një eksperiment nga Brown University kërkon të thyejë këto tabu tradicionale rreth satelitëve duke gjetur mënyra të pakushtueshme dhe pa lënë pas mbetje hapësinore të ndërtimit të satelitëve.

Të dhënat e marra nga një satelit i ndërtuar nga studentë kolegji japin sinjale inkurajuese se e ardhmja do të sjellë satelitë me kosto të ulët dhe të gjenerojnë më pak mbetje në hapësirë.

Një komponent 3D i printuar mund të kontribuojë në mbajtjen e orbitës së Tokës të pastër.

Studentët nga Brown University filluan projektin në bashkëpunim me Institutin e Ndotjes Atmosferike dhe Këshillin Kombëtar Kërkimor në SHBA.

Mbështetjen e tyre e ofruan edhe kompania hapësinore D-Orbit, AMSAT-Italy, Universiteti La Sapienza në Romë dhe Granti Hapësinor i NASA Rhode Island.

Emri i tij, SBUDNIC, është një bashkim i inicialeve të pjesëmarrësve në projekt. 3U CubeSat me madhësi 10x10x34.05 cm ofron imazhe të rezolucionit të ulët nga orbita ndërsa buxheti për ndërtimin e tij ishte 10 mijë dollarë.

Të gjithë komponentët janë blerë ose nga Amazon ose nga dyqane të zakonshme hardueri. Procesori që kontrollon satelitin është një Arduino Nano BLE që kushton 20 dollarë. I tërë sistemi i kontrollit përfshirë procesorin, pllakën amë dhe pjesë të tjera kushtoi vetëm 175 dollarë.

Bateri 48 AA, një radio, dhe dy krahë të printuara nga një printer 3D shërbejnë si mekanizëm kontrolli në lartë të mëdha. /PCWorld Albanian

Exit mobile version