Ballina Lajmet Kosovë Studentët filluan “ndryshimin” e funksionit të kishës

Studentët filluan “ndryshimin” e funksionit të kishës

Në Kampusin universitar, para objektit kishtar, ka nisur protestat e studentëve me qëllimin që kishës politike të ndërtuar nga regjimi i Slobodan Milosehviqit, t’i ndryshohet dedikimi, raporton Koha.net.

Ata kërkojnë që hapësira e kishës të përdoret për qëllime universitare e mësimore.

Studentët e grupit “Uniteti”, tashmë kanë filluar aktivitetin e vet të paralajmëruar afër kishës.

Ato po lexojnë dhe po mësojnë në afërsi të kishës.

Aktiviteti tash për tash po zhvillohet i qetë, ndërsa në afërsi të studentëve është vënë re një numër i konsiderueshëm policësh.

Exit mobile version