Ballina Lajmet Stuhia e borës godet brigjet lindore te SHBA-ve

Stuhia e borës godet brigjet lindore te SHBA-ve

Një stuhi e madhe dëbore dhe erë e fuqishme ka goditur brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në shtetet federale të New York-ut, New Jersey dhe Massachusetts është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Autoritetet e New York-ut paralajmëruan qytetarët se stuhia e dëborës do të zgjasë, duke bërë apel që pa nevojë të mos dalin nga shtëpia.

Po ashtu, mbi dy milionë banorë në rajonin e New England kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Stuhia e borës që përfshiu bregun lindor paralizoi edhe trafikun ajror në këtë rajon.

Siç theksojnë autoritetet lokale, deri tani janë anuluar mbi 2.600 fluturime.

Moti i keq ka çrregulluar edhe zhvillimin e trafikut hekurudhor, ku kompania nacionale Amtrak bëri të ditur se janë anuluar tre linja të trenave që lidhin Washingtonin dhe Bostonin.

Rikujtojmë se në fillim të janarit brigjet lindore të SHBA-ve u goditën nga një stuhi e fuqishme dëbore.

Exit mobile version