Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stuhia godet Spanjën, mbyllen shkollat në disa pjesë të vendit

Stuhia godet Spanjën, mbyllen shkollat në disa pjesë të vendit

Moti i keq i lidhur me stuhinë “Kristin”, pas stuhisë “Joseph” detyroi sot pezullimin e mësimeve në Ekstremadura, Ceuta dhe 77 komuna në Andaluzi të Spanjës, transmeton Anadolu.

Stuhia solli reshje të dendura shiu, erëra të forta, reshje dëbore në lartësi të ulëta dhe det të trazuar, duke e komplikuar transportin në pjesë të mëdha të Spanjës qendrore dhe veriore.

Agjencia kombëtare e motit e Spanjës “Aemet” lëshoi paralajmërim të veçantë, duke parashikuar një ditë veçanërisht të keqe me reshje dëbore të pritura nga rreth 600-700 metra mbi nivelin e detit dhe erëra të forta që prekin zona të gjera.

Sipas RTVE, autoritetet paralajmëruan se reshjet e dëborës dhe akulli po krijojnë kushte të rrezikshme për automjetet në rajonet malore ndërsa shirat e rrëmbyeshëm çuan në përmbytje dhe mbyllje rrugësh në disa provinca. Zonat bregdetare, veçanërisht përgjatë Mesdheut janë vënë në gatishmëri për shkak të valëve të forta, me dëmtime të mundshme në infrastrukturën bregdetare.

Në Spanjën jugore, autoritetet rajonale në Andaluzi pezulluan mësimin me pjesëmarrje fizike në pjesë të Almerias, Malagas dhe Kadizit për shkak të rreziqeve ekstreme të motit. Në Ekstremadura mësimi në turnin e mëngjesit u ndërpre në të gjitha qendrat arsimore për t’u ofruar sigurinë nxënësve ndërsa një vendim për mësimin në turnin e pasdites do të merret në varësi të stuhisë.

Mësimi u pezullua gjithashtu edhe në Ceuta ku autoritetet lëshuan paralajmërim të nivelit portokalli për erëra të forta dhe rreziqe bregdetare.

Exit mobile version