Ballina Lajmet Sudan, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 138

Sudan, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 138

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Sudan, shkaktuar nga reshjet e fuqishme të shiut, është rritur në 138, bëri të ditur Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 100.000 shtëpi janë bërë pjesërisht ose plotësisht të papërdorshme për shkak të përmbytjeve.

Ministria shtoi se 56 persona janë lënduar në përmbytjet.

Në fillim të këtij muaji, Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Sudanit shpalli gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

Komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht vendet si Turqia dhe Katari, vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare për viktimat e përmbytjeve në Sudan.

Exit mobile version