Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sudan, të paktën 21 të vdekur nga përmbysja e tragetit me pasagjerë...

Sudan, të paktën 21 të vdekur nga përmbysja e tragetit me pasagjerë në lumin Nil

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën kur një traget pasagjerësh me mbi 27 persona u përmbys në lumin Nil në veriun e Sudanit, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Qeveria lokale e provincës Lumi Nil në Sudan tha se trupat e 21 personave tashmë janë gjetur pas incidentit, i cili ndodhi të mërkurën, ndërsa përpjekjet për të kërkuar personat që mungojnë po vazhdojnë.

Mediet lokale raportuan se anija, që transportonte mbi 27 persona, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, u përmbys ndërsa po lundronte midis zonave Taiba Al-Khawad dhe Deim Al-Qarray në lokalitetin Shendi.

Ndërkohë, Rrjeti i Mjekëve të Sudanit deklaroi se kjo tragjedi nxjerr në pah vulnerabilitetin e transportit në lumenj dhe mungesën e masave bazë të sigurisë, si dhe mungesën e autoriteteve lokale dhe ekipeve të mbrojtjes civile gjatë orëve të para, “gjë që e përkeqësoi shkallën e fatkeqësisë”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve “të ndërmarrin masa urgjente për të dërguar ekipe të specializuara shpëtimi dhe pajisje për kërkim dhe rikuperim” dhe kërkoi masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e transportit në lumenj dhe për të parandaluar përsëritjen e fatkeqësive të tilla që marrin jetën e njerëzve të pafajshëm.

Exit mobile version