Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Suedezët, me detyrim në palestër. Sport kundër stresit në punë

Suedezët, me detyrim në palestër. Sport kundër stresit në punë

Një vrap në park, një leksion joge apo ndonjë aktivitet tjetër në ajër të pastër gjatë pushimit të drekës. Kjo praktikë po përhapet gjithmonë e më shumë në botën perëndimore, me qëllimin të lehtësohet stresi i punonjësve.

Por, në Suedi janë edhe më të avancuar se kaq: gati 70% e suedezëve bëjnë të paktën një herë në javë aktivitet fizik dhe kjo me detyrim. Disa sipërmarrje si ajo e Bjorn Borgut, e krijuar nga kampioni legjendar i tenisit, e cila prodhon veshje sportive, ua imponon punonjësve një pauzë për sport.

“Çdo të premte, për një orë, mbyllet dyqani dhe fillon stërvitja. Nëse dëshiron që të gjithë të ndihen më mirë, të japin më shumë dhe rezultatet të jenë afatgjata, duhet që të bëjnë aktivitet sportiv”, thotë drejtori i kompanisë, Henrik Bunge.

Sipas një studimi të Universitetit të Stokholmit, sporti në orarin e punës ka përfitime si për punëmarrësit, ashtu edhe për punëdhënësit sepse përmirëson produktivitetin, përqendrimin dhe forcon frymën e bashkëpunimit.

Exit mobile version