Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Suedi, “disa persona” të vrarë nga të shtënat në qytetin Uppsala

Suedi, “disa persona” të vrarë nga të shtënat në qytetin Uppsala

Në qytetin Uppsala të Suedisë raportohet se janë vrarë “disa persona” si pasojë e të shtënave, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesit SVT, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pranë sheshit Vaksala në Uppsala pasi disa persona thuhet se janë vrarë në të shtënat e dyshuara.

Sipas transmetuesit suedez, zëdhënësi i policisë, Magnus Klarin, tha se autoritetet e sigurisë morën disa raportime për shpërthime të forta në zonë.

Dëshmitarët okularë thanë për transmetuesin suedez se u dëgjuan pesë të shtëna dhe se njerëzit u panë duke vrapuar në drejtime të ndryshme.

Autoriteti i transportit tha se shërbimet e trenit drejt dhe nga qyteti Uppsala u pezulluan përkohësisht.

Exit mobile version