Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Suedia ndanë 3.5 miliardë kruna për refugjatët

Suedia ndanë 3.5 miliardë kruna për refugjatët

STOCKHOLM (AA) – Ministrja e Kulturës dhe Demokracisë e Suedisë, Alice Bah Kuhnke, tha se në vitin 2017 shteti i saj do të ndajë një buxhet prej 3,5 miliardë kronash (përafërsisht 361 milionë euro) për refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për ndihmat e Suedisë për refugjatët në deklaratën për gazetarin e AA-së, Kuhnke tha: “Investimet tona kulturore për refugjatët që kanë ardhur në Suedi nga vende të ndryshme të botës do të vazhdojnë deri në vitin 2017. Veçanërisht, zyrtarë nga prefekturat dhe komunat dhe Ministria e Kulturës do t’i vizitojnë personalisht kampet e refugjatëve, dhe do të hedhin hapa për aktivitete kulturore duke u konsultuar me ta. Qeveria ka ndarë buxhet prej 3,5 miliardë kronash për refugjatët për vitin 2017. Një pjesë e këtyre parave do të shpenzohet për aktivitetet kulturore të refugjatëve”.

Exit mobile version