Ballina Lajmet Sulm me autobombë në Pakistan, 11 persona të vdekur

Sulm me autobombë në Pakistan, 11 persona të vdekur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në kryeqytetin e provincës së Baloçistanit, Kuetta, në jug perëndim të Pakistanit.

Sipas një njoftimi policia e Baloçistanit, sulmi me autobombë ka ndodhur në afërsi të drejtorisë policore rajonale, ku si pasojë kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency.

Ndërkaq, ekipet e ndihmës së parë kanë njoftuar se gjendja e disa prej të plagosurve është kritike.

Sulmin ende nuk e ka marrë përsipër asnjë organizatë.

Exit mobile version