Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm me bombë në kampin e refugjatëve sirianë, 6 të vdekur

Sulm me bombë në kampin e refugjatëve sirianë, 6 të vdekur

AMMAN (AA) – Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmin e kryer në afërsi të kampit të refugjatëve Er-Rekban në kufirin jordanezo-sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer me ndihmën e autobombës. Zyrtarët e kampit thanë se autobomba shpërtheu pranë një kampi refugjatësh. Me këtë rast mbetën të vrarë 6 persona dhe 14 të tjerë u plagosën.

Zyrtarët thanë se personat e plagosur janë hospitalizuar dhe se në mesin e tyre ka nga ata në gjendje të rëndë.

Në kampin Rekban, për hyrje në Jordani presin më shumë se 85 mijë sirianë. Edhe në fund të vitit të kaluar në kamp erdh deri tek shpërthimi ku pati viktima dhe të plagosur.

Exit mobile version