Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm i armatosur në Toronto, dy të vdekur dhe 13 të plagosur

Sulm i armatosur në Toronto, dy të vdekur dhe 13 të plagosur

Së paku dy persona janë vrarë, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë në qytetin kanadez Toronto, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria policore njoftoi se një sulmues i paidentifikuar hapi zjarri në kuartin Grentown duke shkaktuar vdekjen e së paku dy personave, ndërsa plagosi 13 të tjerë.

Në njoftimin theksohet se policia intervenoi dhe vrau sulmuesin.

Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë që gjendet në rrezik jete.

Zëdhënësi i policisë Mark Pugash deklaroi se hetimi mbi incidentin është në rrjedhë dhe se ende është herët të flitet për lidhjen e mundshme të rastit me terrorizëm.

Exit mobile version