Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm kibernetik në spitalet britanike, SHBA akuzon koreanoveriorin

Sulm kibernetik në spitalet britanike, SHBA akuzon koreanoveriorin

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar koreanoveriorin, Park Jin Hyok, si krijuesi i një softueri të dëmshëm, që është përdorur për të dëmtuar Shërbimin Kombëtar për Shëndetësi në Britani të Madhe.

Incidenti i vitit 2017, bllokoi sistemet kompjuterike në spitalet britanik. Jin Hyok raportohet se ka qenë i lidhur me Grupin Lazarus, që është fajësuar edhe për hakim në Sony Pictures më 2014.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka pretenduar se grupi kibernetik, i mbështetur nga Koreja Veriore ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Shkalla e krimit kibernetik në ankesë është tronditëse dhe fyese për të gjithë ata që respektojnë sundimin e ligjit dhe normat kibernetike të pranuara nga kombet e përgjegjshme”, ka thënë ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm për Siguri Kombëtare, John Demers.

Koreja e Veriut në anën tjetër kundërshton vazhdimisht se është pjesë e ndonjë sulmi të tillë./tch

Exit mobile version