Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm me bombë në Irlandën e Veriut

Sulm me bombë në Irlandën e Veriut

Tre burra janë arrestuar nga policia në Irladën e Veriut pas tentativës për vrasjen e dy oficerëve në një sulm me bombë.

Një mjet shpërthyes i improvizuar dëmtoi një automjet policie në qytetin Strabane, por dy oficerët shpëtuan pa lëndime.

Banorët kanë përshkruar se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë. Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se dukej se ishte një sulm i synuar dhe po trajtohej si tentativë për vrasje, raporton The Guardian.

Përfaqësuesit e policisë dhe politikanët dënuan sulmin.

Exit mobile version