Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm me bombë në Kashmir, 18 të plagosur

Sulm me bombë në Kashmir, 18 të plagosur

 Si pasojë e një sulmi me bombë në stacionin e autobusit në rajonin e Xhamu Kashmirit në Indi 18 persona janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, autoritetet e policisë kanë deklaruar se në një stacion autobusi në qytetin Pulwama të Kashmirit është kryer një sulm me bombë ku si pasojë e shpërthimit janë plagosur të paktën 18 persona.

Gjithashtu bëhet e ditur se të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth dhe se policia ka nisur një hetim në lidhje me shpërthimin.

Në sulmin me bombë më 14 shkurt ndaj forcave milice të lidhur me policinë në qytetin Pulwama humbën jetën 44 ushtarë indianë.

Exit mobile version