Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm me makinë bombë në Kabul, vdesin 10 persona

Sulm me makinë bombë në Kabul, vdesin 10 persona

Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Aganistanit.

Shpërthimi ndodhi pranë një zone të rrethuar me forca të larta sigurie pranë ndërtesave të ambasadave dhe qeverisë.

Aty ishin zyrat e Nato-s dhe të Ambasadës Amerikane, por nga sulmi me makinë bombë u shkatërruan dyqanet dhe makinat pranë.

Militantët talibanë pranuan se ata e kishin shkaktuar sulmin. Në shënjestër kishin një kolonë të forcave të huaja. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Nasrat Rahimi njoftoi se viktimat ishin civile, pa dhënë detaje të tjera./Ora News.

Exit mobile version