Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm ndaj qendrës policore në Afganistan, 9 të vdekur

Sulm ndaj qendrës policore në Afganistan, 9 të vdekur

Në një sulm ndaj qendrës policore në krahinën Logar të Afganistanit 9 persona, 6 prej tyre policë, kanë humbur jetën, kurse 8 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Drejtorisë Policore të Logarit, Shahpur Ahmadzey, njofton se një autobombë ka shpërthyer në hyrje të një qendre policore në qytetin Pul Alem dhe se 3 sulmues kanë hyrë në qendrën policore dhe janë përleshur me policët.

Ahmadzey njofton se në përleshje janë neutralizuar 3 sulmues dhe se 6 policë kanë humbur jetën. Ai bën të ditur se 8 persona, në mesin e të cilëve ndodhen edhe civilët, janë plagosur.

Përgjegjësinë e sulmit e mori organizata e talebanëve.

Exit mobile version