Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm në Afganistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sulm në Afganistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Luftëtarët talebanë kanë vrarë të paktën 12 persona dhe plagosën më shumë se 50 civilë në një sulm me bomba në provincën Ghazni të Afganistanit, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe talebanëve.

Hasan Raza Yousafi, një anëtar i këshillit provincial, tha se synimi i sulmit vetëvrasës i sotëm ishte një kompleks i njësisë së inteligjencës në Ghazni, kryeqyteti i krahinës me të njëjtin emër.

Të paktën tetë anëtarë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë (NDS)  dhe 4 civilë u vranë në shpërthim si dhe janë plagosur 50 të tjerë, thanë zyrtarët e qeverisë afgane.

Zabihullah Mujahed, një zëdhënës taleban, mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë: “Dhjetëra oficerë të NDS u vranë ose u plagosën”.

Sulmi vjen si një konferencë dy-ditore gjithë-afgane që po zhvillohet në Katar midis talebanësve dhe qeverisë afgane për paqe,  një përpjekje për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare të vendit.

I dërguari i paqes i SHBA Zalmay Khalilzad tha se raundi më i fundit i bisedimeve me talebanët, gjithashtu në Doha, ishin më të frytshme se ndonjëherë.

Exit mobile version