Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm në një kishë në Teksas, të paktën 26 të vdekur

Sulm në një kishë në Teksas, të paktën 26 të vdekur

Të paktën 26 persona u vranë ngë të shtënat masive në një kishë në Sutherland Springs të Teksasit.

Rreth 20 të tjerë u plagosën, tha Freeman Martin, drejtor rajonal me Departamentin e Sigurisë Publike të Teksasit. Viktimat nga sulmi janë të moshës 5 deri 72 vjeç.

Autoritetet nuk kanë dhënë sqarime se çfarë mund të ketë motivuar autorin e krimit, i cili më vonë u gjet i vdekur në automjetin e tij.

Autori është identifikuar si 26-vjeçari Devin Patrick Kelley. /MESAZHI/

Exit mobile version