Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulm raketor në Zonën e Gjelbër në Bagdad

Sulm raketor në Zonën e Gjelbër në Bagdad

Një sulm me tri raketa Katyusha ka ndodhur në Zonën e Gjelbër në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku gjenden forcat amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ka ndodhur në orët e natës, njoftoi rrjeti mediatik i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes, ndërsa raportohet se incidenti nuk ka shkaktuar viktima.

Ndërkohë, koloneli Myles Caggins, zëdhënës i Operacionit Vendosmëria e Natyrshme të Task Forcës së Përbashkët të SHBA-së, konfirmoi në Twitter se disa raketa kanë rënë pranë bazës ku ndodhen forcat e koalicionit ndërkombëtar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Exit mobile version